Çaj dafine me kanellë për një rënie të shëndetshme nga pesha

Kanella përmban vajra esencialë dhe antioksidantë që përshpejtojnë metabolizmin dhe nxisin rënien nga pesha. Konsumi i rregullt i kësaj erëze rregullon nivelin e sheqernave në gjak dhe e pastron këtë të fundit nga toksinat. Dafina  nxit eliminimin e mbetjeve ushqimore nga organizmi dhe pengon shfaqjen e inflamacionit.

Përbërësit e dafinës ndihmojnë kundër fryrjeve, gazrave dhe rregullojnë tretjen.

Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten:

  • 1 litër ujë
  • 1 lugë çaji me kanellë pluhur
  • 6 gjethe dafine
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime: 

  • Ziejeni ujin dhe kur të marrë valë shtoni kanellën e më pas gjethet e dafinës.
  • Uleni temperaturën dhe lërini përbërësit të ziejnë për 5 minuta.
  • Më pas hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni mënjanë.
  • Kullojeni dhe servireni çajin në filxhan duke e ëmbëlsuar (ose jo) me mjaltë. Filxhani i parë duhet pirë esëll dhe më pas pjesa tjetër gjatë ditës.
  • Këtë trajtim mund ta përdorni për 30 ditë rresht

Kujdes! Kjo kurë nuk premton mrekullira por nëse konsumohet rregullisht ofron rezultate shumë të mira.

Lini një koment