Sugjerojmë:

Brusketa me djathë, spinaq dhe proshutë

Një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë, e servirur në tryezë si një antipastë e shijshme për të hapur një menu në familje.

Përbërësit:

  • 8 feta bukë pa maja
  • 250 gr spinaq
  • 200 gr djathë brie
  • 100 gr pançetë e tymosur ose bacon
  • 6 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  1. Përgatisni spinaqin. Lani mirë gjethet e spinaqit, kullojini, thajini, më pas copëtojini me dorë dhe mblidhini në një tas.

2. Përgatisni bukën. Vendosni letër furre në një tavë alumini (ato që kanë vetë sobat) dhe vendosni mbi të fetat e bukës. Me anë të një furçe, lyejini ato me vaj ulliri. Më pas vendoseni tavën në skarën e sobës dhe piqini copat e bukës.

3. Skuqni proshutën. Priteni në feta 3-4 cm për së gjati proshutën dhe skuqeni në një tigan që nuk ngjit pa shtuar asgjë. Lëreni derisa të humbasë yndyrën dhe të bëhet krokante. Përziejeni herë pas here. Ndërkaq, prisni djathin në feta të holla.

4. Kompletoni brusketat. Hidhini pak kripë spinaqit, pak piper dhe vajin e mbetur. Vendoseni mbi brusketa, më pas vendosni feta djathi dhe në fund, fetat e nxehta të proshutës.

5. Shërbejini në tryezë. Vendosini brusketat në një pjatë servirjeje dhe shërbejini menjëherë.

Lini një koment