Biskota me gjalpë kikiriku. Duhen vetëm 3 përbërës

Biskota me gjalpë kikiriku. Duhen vetëm 3 përbërës

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 8 minuta

Kjo recetë ka vetëm tre përbërës. Është e shpejtë, e thjeshtë dhe biskotat dalin të mrekullueshme. Është ideale për t’ua mësuar edhe fëmijëve si ta përgatisin.

Ingredientët

  • 1 gotë gjalpë kikiriku
  • 1 vezë
  • 1 gotë sheqer

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 175 gradë Celsius. Shtroni letër furre në një tepsi.

2

Përzieni mirë të gjithë përbërësit sa të homgjenizohen.

3

Me anë të një luge, hidhini copat e brumit në tepsi. Piqini për 6-8 minuta. Mos i piqni më shumë se ç’duhet. Duhen konsumuar sa janë ende të buta dhe të jenë ngjyrë kafe të lehtë nga poshtë.

Lini një koment