Bëje edhe ti supën me peshk sipas recetës së Nertilës

Supë peshku

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Supa e peshkut është një ndër më të rekomanduarat për nga vlerat ushqyese që mbart. Prandaj nëse ju ka shkuar mendja për të përgatitur një të tillë, mund ta bësh sipas recetës së Nertila Kokës. Këngëtarja ka disa kohë që ka hapur kanalin e saj të gatimit në You Tube dhe recetat më të shijshme nuk mund t’i shpëtojmë lupës së Nepsit.

Ingredientët

  • 1 lugë gjelle salcë speci
  • Erëza të përziera (kryesisht kripë, rigon, piper)
  • 4 thelpi hudhra të grira imët
  • 200 gram domate qershi
  • 1 finok i prerë në copa të vogla
  • ½ presh i prerë imët
  • 2 patate të prerë në kubik
  • 300 ml lëng perimesh të ziera
  • 200 ml verë e bardhë
  • 200 ml pana
  • vaj ulliri
  • 300 gram salmon
  • 300 gram tul merluci

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqni preshin. Shtoni patatet, finokun, erëzat. I trazoni mirë dhe i lini të skuqen për disa minuta.

2

Shtoni salcën e specit dhe verën. I përzieni mirë. Shtoni edhe lëngun e perimeve. Pas disa minutash shtoni panën. Trazojeni vazhdimisht!

3

Shtoni domatet qershi dhe e lini supën të ziejë për 15 minuta.

4

Më pas i shtoni peshkun. E lini 3 minuta dhe më pas e hiqni. Shërbejeni supën të ngrohtë!

Lini një koment