Sugjerojmë:

Aspirinë, mjaltë dhe kos. Kaq ju duhen për një maskë fantastike fytyre!

Për të hequr papastërtitë e tepërta dhe qelizat e vdekura të lëkurës mund të bëni këtë maskë natyrale. Ajo ka në përbërje aspirinën e cila përmirëson cilësinë e lëkurës tuaj. Aspirina përmban dy komponime antipiretike të fuqishme, që ndihmojnë rigjenerimin e lëkurës.

Mjalti dhe kosi janë gjithashtu dy përbërësit e tjerë të kësaj maske.

Ja si ta përgatisni: 

Përbërësit: 

  • 4-5 aspirina
  • 2 lugë gjelle me mjaltë
  • 1 lugë gjelle me kos

Përgatitja:

  • Lajeni fytyrën me ujë të ftohtë më parë, pastaj vendosni një pecetë në mikrovalë dhe ngroheni për 30 sekonda.
  • Aplikojeni në fytyrën tuaj për 10 minuta që të hapen poret. Shtypni tabletat e aspirinës dhe përziejeni me përbërësit e tjerë.
  • Aplikoni maskën në fytyrën tuaj dhe lëreni për gjysmë ore. Më pas, lani fytyrën tuaj me ujë të ftohtë dhe aplikoni hidratuesin tuaj.

Do shikoni se do mbeteni të kënaqur nga rezultatet!/neps.al

Lini një koment