A mund të rrëzoj kilogramët nga gjysma e poshtme e trupit? 11 këshilla nga Blerina Bombaj
Një pjesë e mirë e femrave vuajnë nga shtimi i peshës vetem në zonën e vitheve dhe kofshëve e cila shoqërohet edhe me prezencë të celulitit. Kjo është një dukuri e përcaktuar gjenetikisht si dhe nga rregullimi hormonal, megjithatë edhe stili i jetesës mund të ndikojë pozitivisht.
Ja disa rregulla të arta për të eliminuar sa më shumë këtë lloj mbipeshe, sipas dietologes Blerina Bombaj:
-Konsumoni mëngjes të pasur në proteina bimore si bajame, arra, lajthi, lëvore tërshëre, bulmet pa yndyrë si gjiza dhe fruta të freskëta.
-Pini çajëra bimorë pa sheqer gjatë ditës si çaji jeshil, i bardhë apo xhinxher.
-Vendosni porcione të bollshme të perimeve në vaktet kryesore.
-Eliminoni brumrat e përpunuar dhe bukën e bardhë. Preferoni më shumë orizin integral, tërshërën dhe kuinoan.
-Vendosni 2-3 herë në javë fasule, qiqra, thjerrëza me ngjyra dhe koçkulla.
-Konsumoni peshk 2-3 herë në javë.
-Konsumoni darkën sa më herët
-Preferoni produkte të fermentuara natyrshëm si kosi dhe dhalla.
-Konsumoni çokollatën e zezë nga pak çdo ditë
-Kombinoni perime diuretike në lëngje si: domate + selino + kastraveca
-Pini ujë rregullisht dhe ushtroni aktivitet force të paktën 2 orë në javë!
Marrë nga faqja zyrtare në Instagram e dietologes Blerina Bombaj/neps.al
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment