Marmelatë bananesh e përgatitur shpejt e shpejt në shtëpi

E shijshme, e pasur me kalium. Mund të përdoret si në receta të kripura, ashtu edhe për të mbushur tortat e krostatat. Të pasura me vitamina dhe kripëra minerale të rëndësishme mes të cilave fosfori, shumë i rëndësishëm për të ruajtur presionin e gjakut nën kontroll, bananet janë gjishtashtu një ushqim i volitshëm në kuzhinë, ideale për përgatitjen e recetave të ndryshme.

Le të shohim së bashku si t’i përdorim bananet e pjekura për të përgatitur një marmelatë të shijshme:

Përbërësit:

  • 1 kg banane të pjekura
  • Lëngu i një limoni
  • 600 gr sheqer
  • ½ gote uji

Përgatitja:

  • Pritini bananet në copa, hidhini në një tas dhe shtoni mbi to lëngun e limonit në mënyrë që të mos nxihen. Shtypini me pirun derisa të merrni një përzierje homogjene dhe pa kokrra.
  • Shkrini në një tenxhere, në zjarr të ulët sheqerin me ujin dhe ziejeni për 3-4 minuta. Shtoni më pas bananet dhe lërini në zjarr duke i përzier vazhdimisht që të mos ngjiten në tenxhere.
  • Hidhni marmelatën sa është e nxehtë nëpër vazo qelqi të pastra dhe të sterilizuara e më pas mbyllini hermetikisht.
  • Lërini të pushojnë për një muaj dhe më pas përdoreni marmelatën sipas shijeve tuaja.
  • Sipas dëshirës, mund ta aromatizoni marmelatën me erëzat tuaja të preferuara.

Lini një koment