Perime miks në furrë

Perime miks në furrë

Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 50minuta

Një pjatë plot ngjyra dhe vlera që kombion perime të ëmbla në këtë rast: patate, panxhar të kuq, karota të cilat i shkojnë shumë pjatave të mishit.

Ingredientët

  • 2 patate amerikane
  • 2 patate të ëmbla të vogla
  • 4 patate vjollcë
  • Karota (të verdha, të bardhë e portokalli)
  • 4 panxharë të kuq
  • 2 dega rozmarinë
  • 4 thelpi hudhre
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë

Udhëzimet

1

Si fillim përgatisni perimet. Qërojini dhe pritini në shirita. Grini patatet vjollcë dhe panxharët.

2

Lyeni me vaj një tavë dhe shtoni aty gjithë perimet.

3

Shtojuni vaj ulliri e.v, kripë, piper, rozmarinë dhe hudhrat e shtypura me gjithë lëvore. Përziejini mirë me duar derisa të përzihen gjithë përbërësit.

4

Piqini në 190 gradë për 50 minuta ose derisa perimet të jenë të pjekura mirë. Shërbejini të ngrohta.

Lini një koment