Dietat për humbje të shpejtë peshe. Të gjithë po flasin për atë Optavia
Për dietën Optavia është folur shumë. Ky program për humbje peshe kërkon që përdoruesit të regjistrohen në një plan vaktesh të ulëta në kalori e më pas të konsumojnë ushqimet që janë pjesë e planit në fjalë.
Asnjë grup ushqimor nuk është i kufizuar në këtë regjim me kalori të ulëta që premton “transformim për afat të gjatë dhe zakone të shëndetshme”.
Optavia nuk është një dietë e lirë në çmim, pasi parashikon blerjen e ushqimeve çdo ditë sipas planit, por ka fituar shumë fansa. Ajo u rendit e dyta në kategorinë e humbjes së shpejtë të peshës nga U.S News and World Report dhe është një dietë në top-trend sipas Google në vitin 2018. ‘Cake Boss’, Buddy Valastro ia dedikon kësaj diete humbjen e tij të peshës.
Si ta ndiqni këtë dietë?
Ashtu si shumë plane komcerciale, Optavia përfshin blerjen e shumicës së produkteve të lejuara në formë të paketuar. Kompania shet një gamë të gjerë të produkteve ushqimore në website duke përfshirë shake, pancakes, supa, pasta, pure patatesh, misër e biskota.
Brandi ofron programe të ndryshme të strukturuara për humbje peshe dhe përdoruesit zgjedhin planin që mendojnë se përshtatet më mirë me ta. Plani 5&1 përfshin konsumimin e 5 vakteve të vogla në ditë. Ushqimet përzgjidhen në bazë të 60 lëndëve ushqyese në rotacion, plus një vakt me mish të ligët (mish i bardhë) dhe të gjelbër.
Plani 4&2&1 është pak më fleksibël. Ai përfshin katër ushqime të përditshme plus paketën ‘i ligët (mish i bardhë) dhe i gjelbër dhe një pije alkoolike e ofruar nga Optavia.
Avantazhi i kësaj diete është se ushqimet ju vijnë gati të paketura dhe ju thjesht i hani dhe humbisni peshë. Por eskpertët kanë diskutuar edhe për disa disavantazhe të kësaj diete si p.sh tek fakti se sa të freskët mund të jenë produktet në një dietë të paketuar apo sa alergen mund të vijnë me produktet e paketuara.
Megjithatë, lajm i mirë është se mund të shihni në website shembujt e ushqimeve të këtij plani dhe t’i gatuani ato vetë në shtëpi.
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment