Sallatë me bullgur: një mënyrë e mirë për të shijuar perimet e stinës

Sallatë me bullgur

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Bullguri është përdorur që prej shumë shekujsh, e gjejmë të trashëguar që nga kulturat aziro-babiloneze dhe vitet e fundit është rikthyer fuqishëm në treg për vlerat e pasura ushqimore që përmban. Le të shohim se si të përgatisim një pjatë të freskët, të ushqyeshme dhe shumë të përshtatshme për periudhën pranverë-verë.

Ingredientët

  • 200 gr bullgur
  • 2 karota
  • 1 kërcel selino
  • 5 repa të kuqe
  • 1 tufë majdanoz
  • 2 lugë salcë soje
  • Lëngu i një limoni
  • Vaj ulliri e.v

Udhëzimet

1

Vendosni bullgurin në një tenxhere në raportin 1 masë bullgur : 2 masa ujë, mbulojeni tenxheren me kapak dhe lëreni të ziejë në zjarr të lehtë për 20 minuta.

2

Nëse dëshironi, mund ta gatuani bullgurin edhe me brodo mishi ose perimesh për më shumë shije.

3

Më pas, hiqeni bullgurin nga zjarri, shtoni dy lugë vaj ulliri e.v dhe mbulojeni me kapak duke e lënë ashtu për 10 minuta në mënyrë që të fryhet dhe të zbutet.

4

Ndërkohë pastroni perimet, pritini në kubikë, prisni imët majdanozin dhe krijoni një salcë duke bashkuar vajin, limonin dhe salcën e sojës.

5

Kur bullguri të jetë ftohur, përziejeni me perimet dhe më pas shtoni salcën që krijuat me limon, vaj e salcë soje.

6

Shtojini kripë dhe shërbejeni në tryezë.

Lini një koment