7 ushqimet që përshpejtojnë procesin e plakjes dhe ju bëjnë të dukeni më e vjetër

Një muffins i pafajshëm në mëngjes, një kafe apo një sanduiç mund t’ju dëmtojë me të parën. Sheqeri, yndyrnat e pashëndetshme, kripa, alkooli apo edhe kafeina mund t’ju shkatërrojë proteinat e rëndësishme, të na dehidratojë dhe lëkura jonë është e para që vuan.

Më poshtë ju listojmë 7 produkte të cilat kanë një influencë të keqe në lëkurën tonë dhe të cilat duhet të konsumohen gjithnjë me sensin e masës:

Sheqeri shkatërron proteinat dhe lipidet

Sheqeri është përgjegjës për fitimin e peshës, krijimin e rrudhave, plakjen e lëkurës dhe dëmton shëndetin tuaj në përgjithësi.

Yndyrnat e pashëndetshme
Gjenden tek produktet në Fast-Food , ushqimet e skuqura, margarina. Këto rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, shkaktojnë rrudha dhe plakjen e parakohshme.

Alkooli
Të pish një gotë alkool nuk dëmton shëndetin, por të pish rregullisht shkatërron mëlçinë. Nëse mëlçia nuk funksionon mirë, toksinat nuk dalin jashtë dhe do të përkthehen në akne, humbje të kolagjenit, humbjen e elasticitetit dhe dehidratim.

Kripa

Kripa grumbullon ujin dhe shkakton si rrjedhojë ënjtje. Nëse nuk pini ujë, përshpejtimi i plakjes së lëkurës do të jetë më i lehtë.

Mishi i përpunuar shkakton dehidratim
Salsicet, proshuta e tymosur përmbajnë shumë kripë dhe konservues. Për më tepër këto produkte reduktojnë vitaminën C në trupin tuaj, që është shumë e rëndësishme për krijimin e kolagjenit. Në vend të tyre mundohuni të konsumoni mish të bardhë ose fare mirë mund t’i ndërroni me perime.

Kafeja than lëkurën
Kafeja është një diuretik që than shumë lëkurën tuaj. Fatmirësisht ky problem mund të zgjidhet: Pini shumë gota ujë teksa konsumoni kafe. Gjithashtu mos harroni të hidratoni lëkurën me krem.

Ushqimet pikante
Mund ta djegin lëkurën tuaj, e bëjnë të kuqe dhe irritojnë sidomos zonën rreth buzëve./neps.al 

Lini një koment