Si ta shfrytëzosh majonezën për një maskë fantastike flokësh
Të gjitha ne kemi tipe të ndryshme floku. Gjendja e tyre ndryshon edhe në varësi të shëndetit tonë, apo stinës.
Fatmirësisht natyra na jep zgjidhje me disa produkte natyrale për t’i dhënë lamtumirën çdo problemi. Për shembull a keni një vezë dhe pak majonezë në shtëpi?
Perfekt!
Çfarë ju nevojitet për këtë maskë:
1 e verdhë veze
1 lugë gjelle majonezë
Përgatitja:
Bashkoni të dy përbërësit në një enë dhe i përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene.
Aplikojeni maskën tek të gjithë flokët tuaj dhe e lini përreth një orë.
Shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe shampo si zakonisht.
Flokët do jenë të buta dhe do të krihen lehtësisht pas kësaj maske!/neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment