Ju ka thënë njëri se qumështi dhe mjalti bëjnë mrekulli në lëkurën tuaj?
Qumështi dhe mjalti janë eliksir të vërtetë për të gjitha problemet e lëkurës. Të përzieni mjaltin me qumësht është mbase mënyra më e mirë për një lëkurë gjithë shkëlqim.
Për të marrë maksimumin e përfitimeve përdorni së bashku qumësht dhe mjaltë, por përpiquni që të përdorni qumësht të papërpunuar. Qumështi i papërpunuar është një pastrues i shkëlqyer lëkure. Mbretëresha Kleopatra e Egjiptit bënte zakonisht banjë në qumësht, për të përmirësuar bukurinë dhe për të qendruar përherë e re.
Ja si të përgatisni një maskë në shtëpi me këto dy elemente:
Përbërësit:
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle qumësht
Përdorimi:
Përzieni përbërësit në një tas dhe aplikojini butësisht në fytyrë (pasi e keni larë më parë).
Masazhoni lëkurën për dy minuta me lëvizje të buta rrethore.
E lini maskën për 15 deri në 20 minuta mbi fytyrë dhe më pas lajeni me ujë të vakët./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment