Receta perfekte e darkës: Fettuccine me salcë specash të kuq dhe djathë dhie

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
25 min
Sugjerohet për:
6 persona
Kalori:
470
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë e vogël e grirë
3 thelpinj hudhër të grirë
1 kavanoz speca të kuq të konservuar të grirë dhe të kulluar
250 gr djathë dhie i thërrmuar
500 gr makarona fettuccine
1/2 gotë lëng pule ose perimesh
Kripë
Piper
1 tufë majdanoz i freskët i grirë

Ngrohni vajin në një tigan të thellë në nxehtësi mesatare.

Skuqni në të qepën dhe hudhrën për 10 minuta derisa qepa të jetë zbutur. Shtoni specat dhe vazhdoni gatimin derisa të kenë marrë nxehtësi njëtrajtësisht.

Hiqini nga zjarri dhe lërini të ftohen.

Vendoseni përzierjen nga tigani në blender së bashku me lëngun e mishit/perimeve dhe dy lugë gjelle nga djathi i thërrmuar. Pëprunojini në blender për rret 30 sekonda derisa të jetë krijuar një masë e njëtrajtshme.

Gatuani pastat sipas udhëzimeve në paketimin e tyre. Kullojini dhe ruani një gjysmë gote nga uji i tyre.

Riktheni makaronat në tenxheren ku i gatuat dhe shtoni salcën e përgatitur, duke shtuar pak nga pak ujin që keni ruajtur, duke kontrolluar që salca të mos hollohet më shumë se ҫ’duhet.

Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës

Shërbejeni në pjata me pjesën e mbetur të djathit dhe majdanozin e grirë.

Komento