Pra, ku duhet ta marrim kalciumin përveçse nga qumështi?

Marrja e sasisë ditore të kalciumit përmes qumështit, nuk është domosdoshmërisht zgjedhja më e mirë. Një gotë qumësht përmban mesatarisht 300 mg kalcium, megjithatë njerëzit e kanë të vështirë të absorbojnë kalciumin nga qumështi i lopës.

Rekomandohet që të pihet qumësht organik, nga lopët që ushqehen me bar sepse nuk përmban hormone dhe antibiotikë, është më pak i përpunuar, por gjithsesi mbetet qumësht lope dhe organet tona e kanë të vështirë ta absorbojnë.

Ushqimet e shëndetshme të cilat përmbajnë kalcium, jo vetëm që ju ndihmojnë të keni kocka të forta dhe dhëmbë të shëndetshëm, por ndihmojnë edhe në mpiksjen e gjakut si dhe suportojnë funksionin e duhur të nervave dhe muskujve. Pra, ku duhet ta marrim kalciumin përveçse nga qumështi? Veganët, vegjetarianët (ovo-vegjetarianët nuk konsumojnë bulmet) dhe ata që janë intolerantë nga laktoza apo alergjikë nga bulmeti, nuk e përdorin fare qumështin në dietën e tyre. Por ku e marrin kalciumin ata? A ka burime të tjera për këtë element?

Më poshtë do të lexoni për 5 ushqime që përmbajnë një dozë të mirë kalciumi.

Lakra kale
Lakra kale është e ‘mbingarkuar’ me nutrientë të dobishëm për trupin. Një smoothie me lakër kale përmban 90 mg kalcium për një gotë. Lakra kale duhet të jetë patjetër një prej ushqimeve tuaja bazë për sa i përket marrjes së kalciumit të përditshëm. Përmban gjithashtu mangan dhe fosfor, dy minerale gjithashtu të rëndësishme për shëndetin e eshtrave.

Spinaqi
Spinaqi është një burim ekselent i kalciumit dhe përmban 244.8 mg nga minerali në fialë  për një gotë. Në shumicën e rasteve, ne konsumojmë më shumë se një kupë,  duke e bërë spinaqin një burim më të mirë kalciumi se sa një gotë qumësht. Gjithashtu mangani i pranishëm tek spinaqi mbështet rritjen dhe zhvillimin e strukturës së kockave dhe membranat e kyçeve. Spinaqi siguron 84% të sasisë së përditshme të manganit.

Lakrat e zeza
Për të pasur dhe mirëmbajtur shëndetin e kockave, lakrat e zeza janë një alterantivë e shkëlqyer përkundrejt bulmetit. Në vetëm dy gota me lakra të zeza, siguroni 452.2 mg kalcium, pothuajse 90% të sasië ditore. Në vend të qumështit, lakra e zezë, spinaqi ose lakra kale do të ishin opsione të mira për një smoothie.

Farat e susamit

Farat e susamit janë një tjetër burim i shkëlqyer i kalciumit. Të vogla, të imëta por nga çerek gote me fara susami merrni 531 mg kalcium, gati dyfishin e një gote qumësht. Përdorini në sallata, në humus, etj.

Kosi organik

Për njerëzit që dëshirojnë ta marrin kalciumin përmes bulmetit, kërkoni për kos organik, pasi është një burim shumë i mirë i kalcumit. Përmban 447.4 mg për një kupë. Që do të thotë 45% e veles ditore. Kosi organik i lopës përmban gjithashtu 35.2% të sasisë ditore të fosforit, përgjegjës për formimin dhe rigjenerimin e kockave dhe dhëmbëve.

Lini një koment