Nga neps. al12 Prill, 2021 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 3 minuta
7 ushqimet më të mira që ulin sheqerin në gjak
Cilat janë 7 ushqimet më të mira që ulin sheqerin në gjak, dietë kjo e domosdoshme për të luftuar diabetin?
I gjeni të renditura më poshtë:
Perimet pa niseshte Mbusheni pjatën me perime pa niseshte. Për njerëzit që janë të rrezikuar nga diabeti është e rëndësishme të rrisin dozën e perimeve. Perimet kanë në përmbajtje të lartë fibra dhe ujë, që ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.
Perimet e gjelbra Të gjitha perimet pa niseshte janë të mira, megjithatë ato me gjethe të gjelbra përmbajnë më shumë vlera ushqyese. Nga një analizë e bërë 6 studimeve të mëparshme, shkencëtarët britanikë zbuluan se konsumimi i 1.35 racione me perime të gjelbra lidhet me 14% më pak rrezik për zhvillimin e diabetit të tipit 2 krahasuar me konsumimin e vetëm 0.2 racioneve në ditë.
Frutat Frutat janë të mira për njerëzit që rrezikojnë nga diabeti. Vetëm nuk duhet t’i konsumojnë në formën e lëngjeve ose smoothie.
Drithërat Konsumimi i drithërave bën që nivelet e sheqerit në gjak të rriten më ngadalë pas një vakti dhe ulet rreziku për zhvillimin e diabetit të tipit 2. Fibrat tek drithëra ngadalësojnë procesin e tretjes së karbohidrateve , duke ulur kështu nevojën për insulinë. Drithërat përmbajnë gjithashtu lëndë ushqyese antioksiduese dhe antiinflamatore që mund të ndihmojnë në parandalimin e diabetit.
Thjerrëzat Gjatë një studimi të publikuar tek revista Clinical Nutrition shkencëtarët ndoqën dietat e më shumë se 300 personave të cilët nuk shfaqen diabet për më shumë se 4 vite. Ata zbuluan se personat me konsumim të lartë të bishtajoreve, sidomos thjerrëzat, ishin më pak të rrezikuar nga diabeti. Zëvendësimi i gjysmë racione me vezë, bukë, oriz ose patatet me thjerrëzat çdo ditë ndihmon gjithashtu në uljen e rrezikut për zhvillimin e diabetit. Të gjitha llojet bishtajoreve, përfshirë këtu thjerrëzat, fasulet, bizelet etj, janë të pasura në fibra dhe janë një burim i mirë i proteinave.
Yndyrat e shëndetshme Ashtu si karbohidratet, edhe yndyrat ndahen sipas dy kategorive: cilësi dhe sasi. Yndyrat e pangopura ndihmojnë në përmirësimin e rezistencës ndaj insulinës. Zgjedhja e burimeve të duhura, si frutat e thata, farat, vaji i ullirit, vaji kanosa dhe avokado, megjithatë duhet të keni kujdes me proporcionet, duke qenë se yndyrat janë shumë kalorike.
Proteinat e lehta Proteinat ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Ato ngadalësojnë tretjen, kështu nivelet e sheqerit në gjak rriten dhe ulen më gradualisht pas një vakti. Konsumoni proteina me bazë bimore, si fasulet dhe thjerrëaz, si dhe mish peshku dhe pule.
19 Janar, 2023 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 4 minuta
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
19 Dhjetor, 2022 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 2 minuta
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
12 Dhjetor, 2022 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment