Darka po afron dhe ti ende nuk e di se çfarë do të hash? Mos u shqetëso se jemi këtu pikërisht për këtë! Kemi përzgjedhur për ty 5 pjata super të shijshme për të shijuar në rehati mbrëmjen e sotshme
Sushi nga Monk
Një pjatë me sushi spektakolare është gjithnjë ide e mirë, veçanërisht kur janë të përgatitura nga mjeshtrat e Monk. Mos lini kurrësesi pa provuar Suzuki Roll për një shije unike.
Pizza të zeza nga Black Pizza
Të ka vajtur mendja për pizza por nuk do të rëndohesh shumë në darkë? Provo një pizza me miell të zi të shëndetshëm dhe shuaje nepsin pa brerje ndërgjegjeje.
Risotto Porcini nga Serafina
Thjesht provoje dhe na falendero më pas, nuk ka nevojë për shumë fjalë.
Krepa nga Coco Crepes and Juices
Nëse të ka shkuar mendja për diçka të ëmbël, tek Coco je në vendin e duhur. Porosit një krepë me Nutella dhe fli i/e lumtur.
Burger nga Delibros
Jo ekzaktësisht zgjedhja më e mirë për darkë, por kur ta do shpirti… nuk i thua dot jo burgerit me nam të Delibros.
Gjithçka që porosisni në Snapfood mund ta shijoni në rehatinë e shtëpisë apo kudo ku ndodheni, por nëse dëshironi të kaloni një darkë në restorant, aplikacioni është gjithashtu një ide e mirë. Rezervoni tavolinën tuaj në disa klikime dhe mos u shqetësoni të gjeni numrin e restorantit. Tryeza juaj do të jetë gati.
Një studim i publikuar në janar 2026 nga Departamenti i Shëndetësisë i Floridës, në kuadër të iniciativës Healthy Florida First, ka zbuluar nivele të larta arseniku në disa prej çokollatave dhe karameleve më të njohura në treg. Nga 48...
Deri dje, të nxirrje fëmijët për të ngrënë do të thoshte pica, hamburger apo nuggets pule. Sot, në shumë familje, sidomos urbane, kjo ka ndryshuar rrënjësisht. Fëmijët nuk po kërkojnë më fast food, por sushi. Dhe jo thjesht ndonjë...
Në kuzhinë nuk jetojmë me pajisje luksi. Jetojmë me gjëra të vogla, të zakonshme, që i prekim çdo ditë dhe nuk u kushtojmë asnjë mendim. Pikërisht ato bëjnë diferencën mes një kuzhine që funksionon dhe një kuzhine që të...
Lini një koment