Sugjerojmë:

Wurstel me brokoli. Receta e një pjate të shijshme që përgatitet në kohë rekord

Kombinimi i wurstel me brokolin është vërtet i shkëlqyer pasi ëmbëlsia dhe butësia e perimeve të kësaj recetë kombinohet në mënyrë perfekte me shijen e vendosur të wurstel. Është një recetë e thjeshtë për t’u përgatitur, përbërësit janë pak dhe është pjatë shumë ekonomike.

Përbërësit:

  • 2 wurstel të mëdha
  • 1 brokoli i zier
  • 2 qepë të njoma
  •  2 lugë vaj ulliri e.v
  • Kripë rozë
  • Piper miks

 

Përgatitja:

Zieni për 10 minuta brokolin në ujë me kripë pasi ta keni larë mirë. Më pas hiqeni nga tenxherja dhe kullojeni. Ndajeni në copa dhe kërcellin pritjani në shirita. Prisni edhe gjethet përgjysmë nëse janë të mëdha. Nëse janë të vogla, lërini ashtu siç janë.

Prisni wurstel në shirita.

Në një tigan që nuk ngjit, shtoni pak vaj ulliri dhe kaurdisni aty qepët e njoma të prera hollë.

Pasi të jenë skuqur mirë, shtoni wurstel.

Skuqini për disa minuta dhe shtoni kërcejt e gjethet e brokolit.

Lërini të marrin shije për disa minuta dhe më pas shtoni degëzat e brokolit.

Shtoni kripë rozë e piper miks të sapobluar, përziejini dhe lërini për disa minuta.

Hiqini nga zjarri dhe shërbejini nëpër pjata duke i spërkatur me pak piper sipër. Ju bëftë mirë.

Lini një koment