Waffles me vezë dhe patate

Waffles me vezë dhe patate

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 7 minuta

Një waffle jo i zakonshëm me shije të jashtëzakonshme! Hidhini një sy recetës për ta mësuar si përgatitet hap pas hapi...

Ingredientët

  • 680 gram patate të grira shumë imët
  • 75 gram djathë çedar
  • 50 gram qepë të grira hollë
  • 2 lugë kafe kripë
  • 1 lugë kafe piper
  • 2 vezë të rrahura

Udhëzimet

1

Në një tas të madh bashkoni tulin e patateve, djathin çedar, kripën, qepën dhe piperin. I përzieni mirë dhe shtoni vezët.

2

Vendoseni masën në një tost specifik për waffle, por edhe një tost normal nuk është aspak keq.

3

E lini për 5-7 minuta sa të marrë një ngjyrë kafe.

4

Që të mos ngjisë lyejeni tostin më parë me pak gjalpë.

5

Tani e hiqni nga tosti dhe e vendosni në një pjatë. Sipër i vendosni vezën e skuqur. Ju bëftë mirë!

Lini një koment