Sa metoda keni provuar kundër zbokthit, por në fund jeni zhgënjyer?
Kësaj radhe i lini mënjanë kimikatet, sepse Neps ju sjell një formulë tërësisht natyrale.
Përbërësit:
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 lugë gjelle xhel aloe vera
- 8 pika vaj “Tea Tree” (vaji i pemës së çajit).

Udhëzime:
- Në një enë bashkoni të tri përbërësit dhe i trazoni mirë. Pas kësaj e aplikoni masën në të gjithë rrënjën e flokut dhe e lini të qendrojë përreth 1 orë.
- Në fund e shpëlani flokun me ujë të bollshëm.
- Aplikimi i këtij serumi natyral 1 herë në javë, do të zhdukë gjurmët e zbokthit brenda 1 muaji.
Lini një koment