Vuani nga djersitja e tepërt? Ja 5 ushqimet që e bëjnë trupin tuaj të mbajë erë të mirë
Djersitja e tepruar shpesh na bën të ndihemi në siklet para të tjerëve. Disa ushqime të tilla si domatja, lakra apo kafeja rrisin shanset për të djersitur dhe e bëjnë erën më të fortë. Megjithatë ka edhe nga ato ushqimet që mund ta minimizojnë këtë problem tek ju.
Ja ushqimet me efekt të tillë:
Vaji i kokosit
Vaji i kokosit është një nga produktet më efektive që mund t’i japë trupit tuaj një aromë të këndshme. Vetitë e saj antimikrobike kufizojnë rritjen e baktereve, ndërsa acidi laurik në përbërjen e tij shkatërron erën e athët. Rekomandohet që të aplikoni vajin në zonën e sqetullës 1-2 herë në ditë pasi keni bërë një dush.
Limoni
Limoni ju ndihmon për të larguar frymëmarrjen e keqe. Mjafton të konsumoni një gotë me lëng limoni në mëngjes dhe bakteret e dëmshme do të minimizohen.
Majdanozi
Majdanozi është një ilaç popullor për trajtimin e erërave të pakëndshme të trupit. Është përmbajtja e lartë e klorofilit dhe aroma e saj e freskët që i japin një efekt deodoranti. Kjo barishte pastron trupin dhe lufton bakteret që e bëjnë trupin të mbajë erë të keqe.
Sherebela
Gjethet dhe lulet e kësaj bime ndihmojnë për të luftuar djersën. Ajo zihet dhe lëngu i saj mund të përdoret për një dush ose aplikohet thjesht me kompresa në trup.
Çaji jeshil
Çaji jeshil përmban acide organike dhe tanin. Kjo është arsyeja pse ndihmon në luftën kundër djersitjes së tepruar dhe parandalon rritjen e baktereve. Pini çaj jeshil çdo ditë për të marrë një rezultat të mirë./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment