Sugjerojmë:

Vezë të pjekura me bizele dhe bacon

Pak gjalpë
1 qepë e njomë
150 gr bizele
Pak vaj ulliri
50 gr bacon
Kripë, piper

1.Merrni 50 gr bacon të prerë në kuba dhe skuqeni në një tigan jongjitës me pak vaj. Shtoni një qepë të freskët të grirë imët dhe 150 gr bizele, gatuajini për 3-4 minuta dhe rregullojini me kripë e piper.

2.Merrni vezët dhe ndani të bardhat nga të verdhat dhe këto të fundit vendosini në mbajtëse vezësh.

3.Në 4 minitava pjekjeje të lyera me gjalpë vendosni bizelet, bacon dhe rregullojini mirë. Sipër tyre shtoni të bardhat e vezës dhe vendosini për 10 minuta të piqen në 180 gradë.

4.Shtoni kripë, piper dhe në qendër të tyre vendosni të verdhat që keni lënë mënjanë.

5.Piqini edhe për 2 minuta të tjera, spërkatini përsëri me pak piper dhe servirini.

Lini një koment