Sugjerojmë:

Vezë me ton dhe bizele, sa shumë vlera në një pjatë

Vezë me ton dhe bizele

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Një pjatë e dytë e pasur, me vezë, peshk dhe perime, megjithatë e lehtë dhe mund ta servirni në tryezë si në drekë, ashtu edhe në darkë. Përgatitet thjesht dhe shkon me bukë të thekur ose polentë të kaluar në skarë.

Ingredientët

  • 4 qepë të njoma
  • 1,2 kg bizele
  • 200 gr ton i konservuar në vaj
  • 4 vezë
  • 2 dl salcë domatesh
  • Pak majdanoz
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj ulliri e.v

Udhëzimet

1

Fusni vezët në një tenxhere dhe nga momenti që uji merr valë, lërini 10 minuta në mënyrë që të jenë të zira mirë.

2

Hiqni bizelet nga bishtajat dhe lajini me ujë të ftohtë. Pastroni qepët e njoma dhe grijini imët.

3

Në një tigan ngrohni 3 lugë vaj, më pas shtoni qepët, skuqini pak, pastaj shtoni bizelet e salcën e domateve, hidhuni kripë e piper dhe lërini në zjarr të ulët për 15 minuta.

4

Pasi vezët të jenë ftohur në ujë të ftohtë, qërojini dhe ndaji për së gjati më katërsh. Lani një tufë majdanoz dhe një tufëz mente nëse dëshironi.

5

Shtoni tek perimet tonin të cilin e keni kulluar dhe copëtuar, si dhe bimët aromatike. Më pas servireni pjatën në tryezë.

Lini një koment