Sugjerojmë:

Vetëm tri përbërës për maskën më të mirë që lufton poret. 100% natyrale!

Pavarësisht se çfarë mund të keni dëgjuar për poret, është e pamundur t’i zhdukni ato, por ka disa gjëra që mund të bëni ama për t’i zbehur. Të tilla janë maskat me përbërës natyralë, si kjo më poshtë që ju sugjerojmë sot:

Image result for Face Mask

Ja çfarë ju duhet:

  1. 1 e bardhë vezë
  2. 1 lugë gjelle mjaltë
  3. ½ lëng limoni

E bardha e vezës me lëngun e limonit kanë veti të tërheqin lëkurën dhe i bën poret e mëdha shumë herë më të zbehta. Kini kujdes të shmangni zonën afër syve dhe gojës. Mjalti do ju ndihmojë të përballoni atë ndjenjën e parehatisë të përbërësve në fytyrë.

Udhëzime:

  1. Në një enë kombinoni tri përbërësit dhe i përzieni mirë.
  2. Aplikojeni maskën në fytyrë, e lini të veprojë për 15 minuta dhe e shpëlani me ujë të bollshëm.
  3. Aplikoni një krem hidratues. Nëse e përsërisni dy herë në javë, do të shikoni që do të keni ndryshime të ndjeshme tek poret tuaja/neps.al 

Lini një koment