Ushqimet si produkte kozmetike. Trupi juaj do të jetë shumë i lumtur
Ushqimet tuaja të preferuara nuk janë vetëm për tu ngrënë, por edhe për t’u zbukuruar. Mos u habisni! E dini se sa maska e trajtime shtëpiake mund të bëni me produktet ushqimore?
Më poshtë po ju tregojmë disa ushqime që mund t’i përdorni si produkte kozmetike dhe që do të kenë rezultate të njëjta (për të mos thënë edhe më të mira) me ato që blihen në dyqan.
Maskë me avokado
Avokadoja nuk shërben vetëm për të bërë guakamole, por edhe për t’i dhënë fytyrës suaj elasticitet. Shtypeni me ujë të ngrohtë dhe mjaltë, vendoseni në fytyrë dhe lajeni pas disa minutash. Lëkura juaj do të jetë e butë.
Qeska çaji
Dihet që dy feta kastraveci në sy ulin fryrjen e tyre, por më efektive janë dy qeska çaji të zi. I vendosni ato në sy (sigurisht që sytë duhet të jenë të mbyllur) dhe lërini 5 minuta.
Banjë me vaj ulliri
Hidhni dy lugë çaji vaj ulliri në vaskën e ngrohtë dhe futuni brenda. Lëkura juaj do ju falenderojë.
Hapje e ngjyrës së flokëve me lëng limoni
Kombinoni lëngun e një gjysmë limoni me balsamin tuaj të flokëve dhe lyeni me të flokët. Më pas, lajini. Kjo do të bëjë që flokët tuaj të kenë një ngjyrë më të hapur.
Majdanoz për një gojë të freskët
Majdanozi në anë të pjatës nuk shërben vetëm për zbukurim, por lufton edhe erën e keqe të gojës. Pas një pjate me hudhra, hani pak majdanoz dhe nuk do të jeni të pakëndshëm për të tjerët.
Sodë buke për pastrim dhëmbësh
Përzieni një lugë çaji sodë buke me një çerek luge çaji peroksid hidrogjeni për një nga pastruesit më elementarë të dhëmbëve që ekziston. Pastron dhëmbët shumë mirë, por nuk do të keni ndjesinë e freskisë. Kjo rregullohet duke futur në gojë një gjethe menteje.
Maskë fytyre me papaja
Papaja nuk përdoret më vetëm për një mëngjes tropikal. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe vitamina A, C dhe E. Ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe bërjen e saj më të butë. Gjithashtu, papaja e pastron lëkurën nëse e përzieni me limon dhe mjaltë dhe e vendosni në fytyrë. Përpiquni të mos e lëpini këtë maskë!
Për emisionin “Maska” në Youtube, në kanalin “Homeland Albania”, një ish-punonjës i një Fast Food-i në Tiranë dëshmon për atë që ndodh në “prapaskenën” e Fast Food-eve në vend! Një lemeri e vërtetë! “Puna në Fast Food ka shumë...
Nëse qëroni hudhrën çdo herë kokërr më kokërr, ka një truk të thjeshtë që do t’ju kursejë kohë: Vendosni thelpinjtë e hudhrës brenda një kavanozi të vogël ose një tasi. Mbylleni kapakun (ose mbuloni tasin me një pjatë) dhe...
Për t’u siguruar që vezët tuaja nuk çahen gjatë zierjes, provoni këtë truk të thjeshtë: Shtoni kripë ose uthull: Hidhni 1 lugë gjelle kripë ose uthull të bardhë në ujin e zierjes. Kjo ndihmon në forcimin e lëvozhgës dhe...
Lini një koment