Sugjerojmë:

Tortë djathi me bajame dhe boronica të sheqerosura

Për boronicat e sheqerosura:
350 gr boronica të kuqe të freskëta
1 ½ filxhani sheqer
½ filxhan ujë
Për tortën:
Boronicat e sheqerosura sipas recetës
1 filxhan bajame
1 rrotull djathi Brie

1.Si fillim, krijoni një shurup për të zhytur boronicat në mënyrë që të jenë ngjitëse në sipërfaqe dhe të sheqerosen kollaj kur t’i kaloni në sheqer.

2.Bashkoni ½ filxhan sheqeri me ½ filxhan uji në një tenxhere të vogël.

3.Ngrohini në zjarr derisa sheqeri të shkrihet plotësisht. Hiqeni nga nxehtësia dhe zhysni aty boronicat.

4.Lërini të paktën një orë dhe më pas kalojini në sheqer. Boronicat janë gati dhe duken shumë të bukura!

5.Parangrohni furrën në 180 gradë Celsius. Vendosni rrotullën e djathit në një tepsi ku keni shtruar letër furre.

6.Piqeni për 7-10 minuta. Hiqeni nga furra dhe hidhini sipër bajamet.

7.Rikthejeni përsëri në furrë për 3-5 minuta.

8.Në fund hidhini boronicat e sheqerosura dhe shërbejeni me crackers, bukë të thekur, etj.

Lini një koment