Tiramisu me fistikë: varianti origjinal i recetës më të dashur të italianëve

Tiramisu me fistikë

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 0 minuta

Kremoze dhe shumë e shijshme, tiramisuja me fisitkë është një variant i shijshëm i versionit klasik të një prej ëmbëlsirave italiane ‘par excellence’. E thjeshtë për t’u përgatitur, tiramisuja me fistikë është një ëmbëlsirë perfekte për mëngjesin ose për një vakt të ndërmjetëm plot shije.

Ingredientët

  • 1 pako biskota savoiardi
  • 250 gr maskarpone
  • 3 vezë
  • 120 gr sheqer
  • 80 gr fistikë të qëruar
  • Një tas me ujë të ngrohtë dhe një lugë sheqer
  • Fistikë të thërrmuar
  • Kakao

Udhëzimet

1

Thërrmojini fistikët me ndihmën e një grirëseje pasi t’i keni qëruar dhe hequr cipën.

2

Ndani të bardhat e vezëve nga të verdhat. Të verdhat rrihini me sheqerin derisa të merrni një përbërje shkumoze dhe të kthjellët. Shtoni maskarponen dhe përziejeni masën mirë. Më pas shtoni fistikët e thërrmuar dhe përziejini përsëri.

3

Rrihini të bardhat e vezëve derisa të bëhen marengë. Më pas përziejini me kujdes me përbërjen e të verdhave me lëvizje nga poshtë-lart përmes një luge druri.

4

Në një tavë drejtëkndëshe shtroni shtresën e parë të biskotave savoiardi të cilat i keni lagur më parë tek uji me sheqer. Shtrojuni sipër një shtresë kremi fistikësh, një shtresë tjetër biskotash dhe kështu derisa të mbarojë kremi dhe biskotat.

5

Në fund shtroni një shtresë të bollshme kremi dhe dekorojeni me fistikë të thërrmuar dhe kakao. Lëreni disa orë në frigorifer para se ta shërbeni.

Lini një koment