Tërshërë me mollë dhe mandarina

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
10 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
200 g tërshërë
½ lugë kanellë të bluar
500 ml lëng molle
4 mollë të grira
2 mandarina, të segmentuara
1 lugë gjelle bajame të grira, të thekura
2 lugë shege

Një natë përpara përzieni tërshërën me kanellën në një tas të madh. Përzieni lëngun e mollës dhe mollën e grirë, mbulojeni me celofan dhe lëreni në frigorifer gjatë gjithë natës.

 Në mëngjes, hidhini sipër segmentet e mandarinës, ndajeni në katër tasa, më pas shpërndani mbi to bajamet dhe kokrrat e shegës.

Komento