Tavë me bathë dhe kumbulla

Veshtiresia
Koha gatimit
Sugjerohet për:
Kalori:
1 kg bathë
1 qepë e thatë
5 qepë të njoma
3-4 thelpinj hudhër
domate të vogla sipas dëshirës
2 lugë miell
1 gotë kos
Kumbulla të pabëra
Kripë
Piper
Vaj ulliri (gjalpë)

Vendosim tiganin të nxehet , shtojmë vaj ulliri , qepët, bathët, hudhrat, piperin , kripë pastaj hedhim miellin dhe e kaurdisim derisa të bëhet me ngjyrë të artë, në fund shtojmë domatet dhe kumbullat , i trazojmë për pak minuta.

Largojmë tiganin nga soba dhe shtojmë kosin duke e trazuar vazhdimisht.

Të gjithë masën e hedhim në tavë dhe e fusim në furrë, 35 min në 200 gradë.

Komento