Supë peshku. E gjitha familja do e dojë këtë recetë!
Nuk ka më të shijshme sesa supa e peshkut! Dhe mos mendoni se është shumë e vështirë për t’u përgatitur.
Përbërësit:
1 kokë salmoni
1 peshk merluc ose qefull
1-2 karota
1-2 kunguj
1 qepë
1 presh
2 degë selino
2-3 patate
1 domate
2-3 lugë gjelle oriz
1 koncentrat pule
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, piper
Udhëzime mbi përgatitjen:
Në një tenxhere vendosim perimet (përveç selinosë) të prera në kubikë dhe i lëmë të ziejnë jo plotësisht.
Pasi perimet të jenë zbutur shtojmë koncentratin e pulës, peshkun dhe degët e selinosë. Duhet patur kujdes pasi peshku shtohet tek perimet nëse nuk kemi rrezik për të mbetur hala në gatim.
Në rastin e këtij gatimi kemi kokë peshku ndaj dhe e vendosim së bashku me perimet. Nëse do të kemi një peshk tjetër e ziejmë më vete.
Pasi supa të jetë zjerë plotësisht rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe kalojmë perimet në frulator duke hequr karotat, qepën dhe domaten. Karotat së bashku me domaten i kalojmë më vete në frulator.
Pastrojmë peshkun duke e ndarë në pjesë të vogla dhe e hedhim tek supa ose nëse kemi peshk të madh e servirim në një pjatancë së bashku me supën duke hedhur dhe kremin e karotave. Në fund supën e spërkasim me lëng limoni dhe pak vaj ulliri.
Kjo supë e shijshme mund të vijë në adresën tuaj edhe me një klik. Kështu juve nuk do ju duhet të lodheni fare për ta përgatitur atë.
Shkarkoni falas nga telefoni juaj aplikacionin SnapFood dhe zgjidh restorant “Mystic”.
Porosit supën e peshkut që kushton vetëm 400 lekë.
Brenda minutash,supa e ngrohtë do të vijë aty ku je ti nga motorristët e SnapFood!/neps.al
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment