Koncentratët e perimeve u japin shumë shije gatimeve e supave të ndryshme në kuzhinë, por sipas hulumtimeve të ndryshme përbërësit e tyre janë të dyshimtë dhe përbëhen nga 60% kripë. Si t’i përgatisim ato në shtëpi, vetëm me perime dhe aroma natyrale? Konservanti i tyre i vetëm natyral është kripa. Gjithashtu, koncentratët e bërë në shtëpi janë më të shijshëm dhe të përshtatshëm edhe për persona me intoleranca të ndryshme.
Përbërësit:
150 gr selino
100 gr karota
100 gr qepë
1100 gr domate
100 gr kungulleshka
1 thelpi hudhër
1 tufë majdanoz
250 gr kripë
1 lugë gjelle vaj ulliri e.v
Përgatitja:
Lani të gjitha perimet, prisni karotat, qepën, hudhrën dhe grijini imët.
Merrni selinon, majdanozin dhe grijini imët.
Merrni kungujt dhe domatet dhe pritini në copa të vogla.
Merrni të gjitha perimet, shtojini në një enë dhe hidhni edhe vajin e kripën.
Ziejini për një orë e gjysmë pa shtuar ujë.
Pas kësaj kohe, frulojini në mikser.
Lëreni përsëri përzierjen në zjarr derisa të trashet akoma.
Më pas kullojeni me një sitë për t’i hequr ujin e tepërt.
Më pas fueni në një kavanoz dhe lëreni për gjysmë dite në mënyrë që perimet të humbasin akoma ujë.
Koncentrati juaj është gati. Mund ta vendosni në kavanoz ose në një mbajtëse akulli për t’i dhënë forma katrore. Kujdes! Suprat dhe gjellërat e përgatitura me këto koncentratë kërkojnë pak ose aspak kripë!
Përbërës të rekomanduar për ujë detoks për bark të sheshtë: Limon Ndihmon tretjen Detoksifikon mëlçinë Nxit metabolizmin Xhinxher (ginger) Redukton inflamacionin dhe fryrjen Përmirëson tretjen Rrit ndjeshëm djegien e yndyrnave Kastravec Hidratuese dhe anti-inflamatore E pasur me ujë dhe...
Në plazh, më shumë se gjithçka tjetër, trupi ka nevojë për hidratim dhe energji e çfarë është më perfekte se një përzierje tropikale natyrale? 🍉 Shalqiri: i pasur me ujë, elektrolite dhe shije freskuese🍍 Ananasi: ndihmon tretjen dhe përmban...
1. Karrota 🥕Përmban beta-karoten, një antioksidant që transformohet në vitaminë A dhe stimulon prodhimin e melaninës. Plus, mbron lëkurën nga dëmet e diellit. 2. Kajsitë, pjepri dhe mangoja 🧡Edhe këto janë të pasura me beta-karoten dhe ndihmojnë për një...
Lini një koment