1.Për të bërë sallam çokollate, fillimisht copëtoni biskotat, arrat dhe bajamet. Përzieni të verdhat e vezëve me sheqerin pluhur dhe dalëngadalë shtoni gjalpin të prerë në copë të vogla.
2.Përpara se të shtoni kakaon, sigurohuni ta kaloni në një sitë, e më pas hidhni edhe biskotat e thërrmuara së bashku me arrat dhe bajamet.
3.Një ndër përbërësit kryesorë të kësaj recete është pikërisht alkooli, ndaj rumi shtohet në fund të recetës.
4.Pasi i përziejmë bashkë, masën e përgatitur e vendosim në një letër alumini. Mbështilleni brumin e përftuar dhe tentoni t’i jepni formën e sallamit. Mbështilleni fort dhe në fund vendoseni në frigorifer.
5.Pas 24 orëve në frigorifer, është gati për t’u konsumuar, i prerë në feta.
Lini një koment