Parangrohni furrën në 180 gradë. Vendosni miellin dhe sheqerin në një tas të madh dhe përziejini me një rrahëse vezësh.
Shtoni gradualisht copat e gjalpit dhe me duar ose procesor ushqimi, krijoni një masë. Duhet të duket e thërrmuar si teksturë por e përzier mirë.
Hidheni masën në një tavë drejtkëndore dhe shtypeni me duar që të sheshohet.
Piqeni për 25-30 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë dhe më pas hiqeni nga furra. Ndërkohë që është ende e ngrohtë, priteni në katrorë dhe më pas në trekëndësha. Nëse dëshironi mund ta spërkasni me sheqer pluhur.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento