Sekreti për t’i shijuar siç duhet perimet e zgarës

Perime zgare

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Sekreti për t'i shijuar siç duhet perimet e zgarës qendron tek marinimi. Neps ju tregon një recetë fare të thjeshtë. Hidhini një sy...

Ingredientët

  • 2 kungulleshka
  • 2 speca të kuq
  • 2 speca jeshil
  • 2 patëllxhanë
  • 8 domate qershi
  • 4 kërpudha Champignon
  • 6 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Rozmarinë

Udhëzimet

1

Lani mirë kungujt, specat, kërpudhat dhe patëllxhanët. I prisni në feta të holla për së gjati.

2

Në një enë shtojmë vaj ulliri, rozmarinë, kripë dhe piper. I lëmë të marinohen në zjarr për 5 minuta.

3

Vendosni zgarën të ngrohet. Pastrojeni me limon nëse ka papastërti.

4

Vendosni perimet dhe i piqni me kujdes për 2 minuta para dhe mbrapa.

5

Më pas i hiqni dhe i kaloni në salcën që përgatitët më parë.

6

I servirni në një pjatë duke i shtuar sipër domatet qershi, uthull balsamike dhe vaj ulliri.

Lini një koment