E lehtë, e asimilueshme dhe e shëndetshme, por në të njëjtën kohë super e shijshme…kjo sallatë duhet provuar sa më shpejt!
Përbërësit për 4 persona:
300 gram gjoks pule
2 karota
300 gram sallatë mikse (marule, spinaq, etj)
5 gjethe mente
kripë
150 gram jogurt
1 kërcell selino
1 kastravec
1 thelb hudhër
vaj ulliri ekstra i virgjër
piper
Përgatitja:
Lani dhe qëroni kastravecin. Priteni përgjysmë për së gjati, hiqini farat dhe priteni në kubikë. Hidhini kripë dhe lëreni për 10 minuta. Më pas përziejini me dorë kubikët dhe shtoni jogurtin, 1 thelb hudhër të grirë, 1 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër, kripë, piper dhe 5 gjethe mesteje të lara e të grira. Kështu keni përgatitur salcën xaxiq të cilën duhet ta vendosni në frigorifer.
Nxehni një tigan që nuk ngjit, shtoni pak kripë të imët që të mos ngjisë mishi dhe kështu gatuani gjoksin e pulës të prerë në feta për 2 minuta nga secila anë. Sapo të ftohet, ndajeni në copa.
Pastroni dhe qëroni dy karota. Lajini dhe pritini në fije. Lani kërcellin e selinos dhe priteni në feta. Pastroni sallatën mikse, ndajeni në copa dhe thajeni mirë. Ndajini perimet në 4 tasa. Sipër shtojuni mishin e pulës, kripë dhe piper. Në fund shtoni salcën xaxiq.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment