Sugjerojmë:

Sallatë me spinaq dhe boronica

Sallatë me spinaq dhe boronica

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 0 minuta

E freskët dhe e lehtë, sallata është një mbretëreshë e pjatave të verës. Kjo me spinaq dhe boronica është e thjeshtë për t’u përgatitur, nuk ka nevojë për gatim dhe është gati në 20 minuta. Ajo bashkon frutat dhe perimet për ta bërë akoma më të shijshme dhe freskuese, ideale për një vakt të lehtë.

Ingredientët

  • 1 mollë
  • 1 lugë kafeje mjaltë
  • 5 arra
  • Pak vaj ulliri e.v
  • Piper
  • Limon
  • Kripë
  • 1 lugë kafeje kokrra sinap
  • Pak uthull manaferrash
  • 125 gr boronica
  • 200 gr spinaq bebe

Udhëzimet

1

Përgatisni përbërësit. Lani spinaqin në ujë të ftohtë. Kullojeni dhe thajeni mirë. Vendosni boronicat në një tas me ujë të ftohtë, përziejini me duar, kullojini dhe lërini të thahen mbi një letër kuzhine. Lani mollët, hiquni farat dhe pritini në feta.

2

Vendosni fetat e mollës në një enë me ujë dhe lëng limoni. Qëroni arrat në mënyrë që të merrni 10 thelpinj dhe më pas ndajini përgjysmë.

3

Përgatisni salcën. Shtoni 4-5 lugë vaj në një kavanoz. Shtoni një lugë uthull molle ose manaferrash, një lugë kafeje mjaltë, 1 lugë kafeje sinap, kripë e piper. Mbylleni kavanozin me kapak dhe tundeni fort derisa salca të homogjenizohet.

4

Përfundoni sallatën dhe shërbejeni. Kulloni fetat e mollës dhe thajini. Vendosini në një tas të madh bashkë me boronicat, mollët, spinaqin e arrat. Hidhini sipër salcën e përgatitur, përziejini dhe shërbejeni sallatën.

Lini një koment