Sallatë me sallam pikant dhe gogozhare, një pjatë super e shijshme

Sallam pikant i prerë në copa
1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër
2 domate të mëdha
Mocarela
1 articoke
1 kavanoz gogozhare
½ filxhan ullinj të zinj
¼ filxhan ullinj jeshil
3 lugë uthull
Piper i zi
Borzilok

1.Kombinoni sallamin me domatet,mocarelën dhe articoken në një tas.

2.Ndani specat e kuq në feta dhe shtojini në tas, së bashku me rreth 3 lugë lëng të tyre.

3.Përziejini ullinjtë e copëtuar dhe hidhuni sipër pak vaj ulliri.

4.Gjithashtu shtoni uthull dhe piper të zi.

5.Për servirje mund të shtoni sipër gjethet e borzilokut dhe ju bëftë mirë.

Lini një koment