Sugjerojmë:

Sallatë me karota, qepë e fara

Sallatë me karota, qepë e fara

Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 0 minuta

Perimet e gjalla janë një mënyrë e shkëlqyer për të përgatitur vakte të lehta, sallata e për të shoqëruar pjatat e dyta. Kjo sallatë me karota është gati në 15 minuta, nuk ka nevojë të gatuhet, ndërkohë që xhinxheri i jep një shije të këndshme pikante dhe farat kompletojnë pjatën.

Ingredientët

  • 300 gr karota
  • 60 ml uthull molle
  • 4 qepë të njoma (pjesa e bardhë)
  • 100 ml vaj ulliri e.v
  • Piper
  • Kripë
  • 1 lugë gjelle fara susami
  • 250 gr filiza soje
  • 1 lugë gjelle xhinxher i freskët

Udhëzimet

1

Merrni filizat e sojës, lajini dhe thajini, qëroni karotat, lajini dhe pritini për së gjati, pastroni dhe lani 4 qepë të njoma dhe pritini në feta të holla. Në një tigan hidhni 6 lugë fara susami dhe piqini mbi sobë pa u hedhur vaj.

2

Në një enë bashkoni 100 ml vaj ulliri, uthullën e mollës, kripë e piper si dhe një lugë xhinxher të grirë.

3

Në një enë sallate shtoni perimet, bashkojini me emulsionin e vajit dhe uthullës, farat e susamit dhe shërbejeni.

Lini një koment