Role me mozarella dhe proshutë krudo

Role me mozarella dhe proshutë krudo

Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 0 minuta

Një pjatë e dytë e lehtë dhe e shijshme, rolet-ë me mozarela dhe mbushje delikate e të shijshme proshute, janë perfekte për t’u servirur në tryezë gjatë verës. Janë të thjeshta për t’u përgatitur dhe gati për 20 minuta. Mund të shërbehen edhe si antipastë për t’u shoqëruar me copa buke të thekur.

Ingredientët

  • 300 gr djathë burrata
  • 1 fletë mozzarella (mozzarella në këtë recetë nuk është në formë topash, por duhet ta kërkoni në supermarket në formë flete.
  • Vaj ulliri e.v
  • Rukola
  • Uthull balsamike
  • Kripë
  • 180 gr domate në vaj
  • 200 gr proshutë krudo
  • Piper i ëmbël

Udhëzimet

1

Merrni djathin burrata dhe vendoseni në një sitë ose kulluese të humbasë lëngun e tepërt. Hapni një fletë mozzarelle në një letër absorbuese kuzhine në mënyrë që të thahet. Kulloni domatet e thata në vaj dhe pritini në shirita të hollë, lani një tufë rukola dhe thajeni në tharësen e sallatës.

2

Vendosni fletën e mozzarell-ës mbi një fletë furri, përhapni në të djathin burrata, shtoni domatet e thata dhe rukolën. Shtroni sipër fetat e proshutës krudo dhe rrotullojeni me kujdes me ndihmën e letrës së furrës duke u kujdesur ta shtrëngoni mirë.

3

Hiqeni nga frigoriferi, eliminoni letrën e furrës dhe priteni në feta, sistemojeni në një pjatancë dhe spërkateni me piper të ëmbël, uthull balsamike, kripë dhe gjethe rukola.

Lini një koment