Receta speciale e specave të mbushur me lulelakër dhe mocarela
4 speca të mëdhenj
2 kupa me lulelakër të grirë
2 lugë gjelle vaj ulliri extra i virgjër
Kripë
Piper
½ kupe qepë e grirë
450 gr mish i grirë
2 thelpinj hudhër e grirë
½ luge çaji rigon
200 gr salcë domateje
½ kupe mocarela e grirë
1.Ngrohni furrën në 180 gradë Celcius.
2.Prisni pjesën e sipërme të specave dhe pjesën e tulit përreth bishtit grijeni në copëza të vogla. Pastroni farat nga pjesa e brendshme.
3.Mbushni një tenxhere të madhe me 3 cm ujë dhe lëreni të ziejë. Vendosini sipër një rrjetë për gatim e avull dhe në të vendosni specat. Lërini aty derisa të zbuten, për rreth 3 minuta.
4.Grini në grirëse lulelakrën derisa copëzat të marrin përmasat e kokrrave të orizit. Në një tigan të thellë, ngrohni me nxehtësi mesatare 1 lugë gjelle vaj ulliri. Shtoni lulelakrën e grirë, pak kripë dhe pak piper. Gatuajini për 3 minuta derisa lulelakra të fillojë të zbutet dhe të nisë të marrë një ngjyrë të artë. Hiqeni nga zjarri dhe vendoseni në një tas.
5.Fshijeni tiganin me një letër. Shtoni dhe një lugë gjelle vaj, specin e grirë dhe qepën. Gatuajini duke i përzier vazhdimisht për rreth 3 minuta. Shtoni mishin e grirë, hudhrën, rigonin dhe ½ luge çaji kripë e ¼ luge çaji piper.
6.Gatuajeni përzierjen për 5 minuta me një lugë druri derisa mishi të mos jetë më rozë. Shtoni salcën e domates dhe lulelakrën dhe vijoni të përzieni.
7.Në një tavë vendosni specat. Mbusheni mirë secilin spec me përzierjen me mish të grirë dhe lulelakër. Pasi t’i keni mbushur, mbulojini me mocarela.
8.Lërini në furrë për rreth 20-25 minuta, derisa mocarela të ketë shkrirë.
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Ky topth djathi në formë kungulli është një antipastë argëtuese që mund ta përgatisni për Halloween. Mund të përdorni çdo lloj djathi që preferoni. Përgatit përbërësit. Vendosi të gjithë në tavolinë që t’i kesh gati. Përziej djathërat. Në një...
Këto mini torta me sy qershie janë ëmbëlsira perfekte për t’i dhënë një prekje të frikshme festës suaj të Halloween-it. Të përgatitura me brumë për byrek të gatshëm dhe me mbushje qershie, janë shumë të lehta për t’u bërë,...
Lini një koment