Receta e petullave tradicionale. Pak reçel sipër dhe ç’të hash!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 Koha e gatimit: 30 minuta

Kush nuk i adhuron petullat? Janë aq të ngrohta e me një shije joshëse, saqë vështirë t'i rezistoni. Mos prisni as mamin, dhe as gjyshen që t'i bëjë. Mjafton t'i hidhni një sy recetës së Nepsit dhe mund të filloni nga puna një orë e më parë!

Ingredientët

  • 250 gram miell
  • 100 gram kos
  • 1 vezë
  • ½ lugë kafe me sodë
  • 1 filxhan vaj luledielli
  • 30 gram gjalpë
  • Pak kripë

Udhëzimet

1

Në një tas kombinoni vezën, kripë, kosin dhe gjalpin. I trazoni mirë dhe shtoni miellin.

2

Në fund shtoni sodën dhe vazhdoni t’i përzieni.

3

Ndërkohë në një tigan duhet të nxehni vajin.

4

Ndajeni brumin në toptha të vegjël dhe vendosini për t’i skuqur. Skuqini mirë nga të dyja anët.

5

Në fund i servirni të ngrohta dhe sipas dëshirës mund t’i shtoni sipër sheqer, mjaltë apo reçel.

Lini një koment