Një alternativë klasike e çokollatës së nxehtë, për një përkëdhelje të këndshme pasditeve. Është e thjeshtë në përgatitje dhe është gati për 10 minuta.
Përbërësit për 4 persona:
6 lugë gjelle kakao e hidhur
Gjysmë lugë kafeje kanellë
Një shkop vanilje
8 dl qumësht i plotë
Pak lëkurë limoni
6 lugë sheqer
Përgatitja:
Ngrohni në një tenxhere 8 dl qumësht me një shkop vaniljeje të prerë për së gjati në sens gjatësor dhe një disa lëkura limoni. Hiqeni nga zjarri para se të ziejë.
Në një enë përzieni kakaon, kanellën, sheqerin dhe shtoni pak nga pak qumështin e zier dhe të aromatizuar duke e rrahur me rrahëse vezësh për të mos formuar kokrriza, më pas kullojeni në një sitë dhe përziejeni mirë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment