Bukë e thërrmuar (50 g ose 1 fetë, e lagur dhe e shtrydhur)
Kripë, piper dhe paprika e ëmbël sipas shijes
Vaj ulliri për skuqje
Përzierja e përbërësve
Në një tas të madh, përziejmë mishin e grirë me karrotën, qepën, hudhrën, majdanozin dhe bukën e thërrmuar. Shtojmë vezën dhe erëzat sipas shijes dhe i përziejmë mirë derisa të bashkohen.
Formimi i qofteve
Formojmë qoftet në madhësinë që dëshirojmë dhe i vendosim në një pjatë.
Skuqja ose pjekja
Ngrohim vaj ulliri në një tigan dhe skuqim qoftet për 3-4 minuta nga secila anë, derisa të marrin ngjyrë të artë. Nëse preferoni, mund t’i piqni në furrë në 200°C për rreth 20 minuta.
Shërbimi
I vendosim në një pjatë dhe i shërbejmë të ngrohta.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento