Pulë me bajame. Receta e shijshme që bashkon Lindjen dhe Perëndimin

Pulë me bajame

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Nëse keni dëshirë për shije etnike të një kuzhine ekzotike, do t’ju tregojmë recetën e pulës me bajame. Bajamet krokante theksojnë mishin e butë e të ëmbël të pulës, kurse salca e sojës forcon shijen. Një lugë xhinxher pluhur do ta bënte akoma më të veçantë.

Ingredientët

  • 1 gjoks pule
  • 1 grusht bajame
  • 2 qepë të njoma
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 copë xhinxher 2 cm
  • 1 lugë kafeje shafran Indie
  • Pak vaj misri
  • 1 filxhan kafeje miell
  • Salcë soje
  • Kripë

Udhëzimet

1

Hidhni bajamet në një tigan dhe piqini mbi sobë, duke rrotulluar tiganin herë pas here që të mos digjet.

2

Pastroni dhe prisni në copa gjoksin e pulës. Më pas kalojini ato në miell.

3

Pastroni qepët e njoma dhe përdorni edhe pjesët jeshile. Pritini në feta.

4

Grini imët hudhrën dhe xhinxherin.

5

Ngrohni vajin në një tenxhere, skuqni hudhrën dhe xhinsherin e grirë si dhe qepët në zjarr të ulët. Shtoni bajamet dhe në fund shafranin e Indisë.

6

Kur gjithçka të jetë përzier mirë, shtoni mishin e kaluar në miell, skuqeni nga të gjitha anët dhe më pas hidhni disa pika salcë soje.

7

Kur mishi të jetë gatuar mirë, provojeni për t’i testuar shijen. Servireni të ngrohtë.

Lini një koment