Pse duhet të bësh një maskë fytyre me qumësht pluhur

Këtu është një mënyrë tjetër si ta bësh shtëpinë tënde një SPA të vërtetë. Ndoshta do ju tingëllojë e pazakontë, por qumështi pluhur është shumë efektiv, për ti dhënë fytyrës suaj një freski.

Për një maskë, ju duhet:

  • ¼ filxhan me qumësht pluhur
  • 3 lugë gjelle ujë

Përgatitja:

  • I bashkoni të dy përbërësit bashkë për të formuar një pastë.
  • Butësisht aplikojeni mbi fytyrën e pastër, e lini të thahet plotësisht dhe më pas e shpëlani me ujë të bollshëm.

Kjo maskë sugjerohet të përdoret deri në dy herë në javë. Fytyra juaj do të zbutet shumë dhe do të marrë një pamje më të freskët./neps.al

Lini një koment