Porosit, kurse dhe bëj dy hapa! Snapfood prezanton opsionin “Merr vetë”
Qëkurse ka dalë në treg për herë të parë, aplikacioni i porositjes së ushqimit Snapfood ka qenë i fokusuar në sjelljen e sa më shumë risive teknologjike për t’ja bërë sa më praktik përdoruesëve të tij procesin e porositjes së ushqimit.
Dikush e do ushqimin të dorëzuar ekzaktësisht në derën e shtëpisë (e po të ishte e mundur mbase dhe të vendosur mbi tavolinën e ngrënies), dikush preferon të dalë poshtë pallatit për të marrë porosinë dhe dikush tjetër, për të kursyer tarifën e transportit apo qoftë dhe për të bërë dy hapa më shumë, dëshiron të shkojë vetë në restorant për të marrë porosinë e bërë. Duke qenë se dy kategoritë e para kanë qenë gjithnjë në fokusin e Snapfood, tashmë kompania ka menduar për këta të fundit.
Tashmë në aplikacion, përdoruesit kanë mundësinë të përdorin opsionin “Merr vetë” që të lejon të bësh një porosi në një restorant dhe të shkosh ta tërheqësh atë personalisht sapo restoranti të njofton që është gati.
Madje përdoruesi mund të përcaktojë vetë ditën dhe orarin në të cilin dëshiron ta marrë porosinë dhe do të lajmërohet nga restoranti se ushqimi është gati, pikërisht në orën e përcaktuar nga klienti në aplikacion.
Pra nëse dëshiron që të zgjedhësh që sot ҫfarë do që të konsumosh nesër në drekë apo ҫdo ditë tjetër, Snapfood të lejon ta porosisësh paraprakisht dhe të njofton në orarin e përcaktuar nga vetë ti që ushqimi është gati.
E gjitha kjo, pa paguar asnjë tarifë shtesë, vetëm me disa klikime në ekranin e celularit.
Por përveҫse një tjetër lehtësi për përdoruesit e aplikacionit, ky opsion i vjen në ndihmë edhe vetë restoranteve, duke i bërë klientët më familjarë me ambientet e tyre dhe stafin, për t’i shndërruar pse jo në klientët e tyre besnikë.
Një studim i publikuar në janar 2026 nga Departamenti i Shëndetësisë i Floridës, në kuadër të iniciativës Healthy Florida First, ka zbuluar nivele të larta arseniku në disa prej çokollatave dhe karameleve më të njohura në treg. Nga 48...
Deri dje, të nxirrje fëmijët për të ngrënë do të thoshte pica, hamburger apo nuggets pule. Sot, në shumë familje, sidomos urbane, kjo ka ndryshuar rrënjësisht. Fëmijët nuk po kërkojnë më fast food, por sushi. Dhe jo thjesht ndonjë...
Në kuzhinë nuk jetojmë me pajisje luksi. Jetojmë me gjëra të vogla, të zakonshme, që i prekim çdo ditë dhe nuk u kushtojmë asnjë mendim. Pikërisht ato bëjnë diferencën mes një kuzhine që funksionon dhe një kuzhine që të...
Lini një koment