Kanella largon bakteret, heq kërpudhat, viruset dhe inflamacionin. Mjalti përshpejton shërimin dhe pastron lëkurën. Limoni e bën lëkurën e ndritshme. Prandaj nëse jeni në kërkim të një maske natyrale, për të luftuar aknet e acaruara në lëkurën tuaj jeni në artikullin e duhur.
Çfarë ju duhet:
- 1 lugë kafe kanellë
- 1 lugë gjelle mjaltë
- lëngu i 1 limoni
Çfarë duhet të bëni:
- I kombinoni të gjithë përbërësit në formën e një paste.
- Aplikojeni në fytyrë, por shmangni zonën e syve.
- E lini të veprojë për 15 minuta dhe më pas e shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë. E fshini në fund me një peshqir të pastër.
Për rezultate të mira, përsëriteni këtë maskë dy herë në javë, çdo mbrëmje para se të flini!/neps.al
Lini një koment