Sugjerojmë:

Për të lëpirë gishtat: Pulë e pjekur me patate të ëmbla dhe qepë

2 lugë gjelle mustardë Dijon me fara
2 lugë çaji trumzë
2 lugë gjelle vaj ulliri extra i virgjër
½ lugë çaji kripë
½ lugë çaji piper
2 patate të ëmbla me madhësi mesatare, të qëruara dhe të prera në kubikë nga 2 cm
4 kofsha pule të plota, pa lëkurë
1 qepë e kuqe e madhe, e ndarë në copëza nga 2 cm

1.Ngrohni furrën në temperaturën 230 gradë C dhe vendosni brenda një tavë me letër kuzhine.

2.Në një enë të vogël, përzieni mustardën, trumzën, 1 lugë gjelle vaj, ¼ lugë çaji kripë dhe ¼ lugë çaji piper.

3.Shpërndajeni këtë përzierje mbi kofshat e pulës.

4.Patatet e ëmbla dhe qepën hidhini në një tas dhe përziejini me pjesën e mbetur të vajit, kripës dhe piperit. Nxirrni tavën me letrën e kuzhinës nga furra dhe vendosni mbi të patatet dhe qepën. Mbi to vendosni kofshat e pulës.

5.Vendoseni tavën në furrë dhe lërini për 30-35 minuta, serisa perimet dhe pula të jenë pjekur mirë.

Lini një koment