Sugjerojmë:

Pulë me salcë pikante, suzam dhe mjaltë

Veshtiresia
e lehtë
Koha gatimit
20 minuta
Sugjerohet për:
6=8 persona
Kalori:
263
12 kofshë pule
2 lugë salcë soje
1 lugë vaj suzami
pak xhinxher
4 qepë të prera
4 lugë salcë pikante chilli
2 lugë mjaltë
gjysmë lime i shtrydhur
1 lugë salcë soje
2 lugë fara suzami

HAPI 1
Hidhni pulën në salcën e sojës, vajin e susamit, qepën dhe xhinxherin dhe përziejeni mirë përbërjen.

HAPI 2
Ngrohni BBQ-në. Nëse përdorni një BBQ me qymyr, prisni që qymyri të kthehet në hi përpara se të filloni gatimin. Gatuani pulën për 5-8 minuta nga secila anë (në varësi të nxehtësisë). Pasi të jetë skuqur mirë, por jo plotësisht, filloni t’i lyeni sërish kofshët e pulës me salcën e përgatitur.

HAPI 3
Transferojeni në një pjatë dhe lëreni të ftohet për 5 minuta përpara se ta shërbeni bashkë me salcën në pjatë.

Komento