Ditët e sotme është shumë e rëndësishme të kujdeseni për fytyrën tuaj në çdo kohë. Alternativat natyrale ndonjëherë janë zgjidhja më e mirë pa shumë kosto.
A jeni gati të provoni një maskë me mollë dhe vaj ulliri për fytyrën tuaj?
Nepsi ju tregon si ta përgatisni këtë maskë natyrale në vetëm tri hapa.
Çfarë ju nevojitet:
- 1 mollë e qëruar
- 1 lugë gjelle vaj ulliri, ekstra të virgjër
Përgatitja:
- Në një tas të vogël bashkoni tulin e mollës dhe vajin e ullirit.
- Pasi ta keni larë fytyrën mirë aplikoni maskën. Shmangni zonën afër syve.
- E lini të veprojë përreth 10 minuta. Më pas e shpëlani me ujë të bollshëm dhe e fshini butë me një peshqir.
- Do të mbeteni të kënaqur nga rezultatet!
Lini një koment